Ka ndodhur

Tentojnë t’i ikin policisë, por kapen me kanabis të fshehur në kutitë me banane (Video)

Dy persona janë arrestuar, pasi në bagazhin e makinës në të cilën udhëtonin, policia ka gjetur 8.5 kilogramë kanabis të vendosur në arka bananesh.

Arrestimi i dy personave është bërë në aksin rrugor Tiranë- Durrës, pas një ndjekje nga ana e patrullave të policisë, pasi drejtuesi i mjetit "Benz" që kishte lëndën narkotike, me të parë policinë, ka shtuar shpejtësinë e makinës, duke rrezikuar jetën e efektivëve që ishin në pikën e kontrollit.

Të arrestuarit janë një 30 vjeçar M.N banues në Vaqarr, drejtuesi i mjetit dhe një 36-vjeçar G.R, banues në Burrel, pasagjer mjeti. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë