Ka ndodhur

Tentoi të vriste punonjësin e lavazhit, arrestohet autori në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Arbër Shollaj, i cili në ditën e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor 2021, qëlloi me armë zjarri në drejtim të punonjësit të një lavazhi në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sherri mes të dyve nisi për shkak se punonjësi i lavazhit nuk pranoi që t'i lante jashtë radhe makinën Shollajt.

Ky i fundit nxori dhe shkrepi dy herë armën, fatmirësisht pa lënduar asnjë njeri. Pas ngjarjes ai u largua, dhe është vënë në pranga vetëm gjatë ditës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë