Ka ndodhur

Tentoi të vriste me shkop bejsbolli një person, në pranga 44 vjeçari në Durrës

Gazeta Si - Një 44-vjeçar nga fshati Shkafane e Durrësit është arrestuar, pasi ka tentuar që të vrasë me shkop bejsbolli një 46-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pas një konfikti për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë