Ngjarje

Tentoi të vriste me makinë vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Nga Gazeta ‘Si’- Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e përplasur me automjet.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. I riu kishte shkuar me makinë për të marrë bashkëjetuesen, por në atë moment kanë dalë familjarët e saj. Për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka goditur me automjet nënën e saj, një 43-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të efektivëve të Policisë dhe operacionit të koduar “Reagimi”, autori i dyshuar u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga.

43-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të marrë trajtim mjekësor.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi automjetin e përdorur në ngjarje.

Ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë