Nga Gazeta Si- Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij në Shkodër.
Ish-vjehrri i 48-vjeçarit ishte duke ecur me biçikletë në korsinë e dedikuar, kur ai e përplasi me makinë.
Mbi 48-vjeçarin E. Ç., nga Shkodra rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Ç., në rrugën “Marin Biçikemi” dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte, ish-vjehrri i tij A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti që drejtonte shtetasi E. Ç., është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.