Nga Gazeta Si- Një 33-vjeçar më Fier është vënë në pranga pasi tentoi që t’i merrte jetën një familjares së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Zhupan të Fierit ku A. N., 33 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë F. N., 59 vjeçe.
33-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sa i përket të plagosurës, 59-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.