Ka ndodhur

Tentoi të kalonte para pa i deklaruar në portin e Durrësit, nën hetim 39-vjeçari

Gazeta Si- Një sasi parash janë sekuestruar nga policia kufitare e Portit të Durrësit, të cilat i posedonte një 39-vjeçar me iniciale E.F.

Bëhet fjalë për 9.670 euro dhe 3.345 paund, shuma parash që do të nxirreshin jashtë Shqipërisë dhe nuk ishin deklaruar tek autoritetet doganore sipas legjislacionit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë