Ka ndodhur

Tentoi të hyjë në Shqipëri me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

Një 38-vjeçar me iniciale N.K. është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me fishekë.

Nën hetim në gjendje të lirë është vënë pasagjeri që po udhëtonte bashkë me 38-vjeçarin në makinë për moskallëzim krimi.

Në lidhje me këtë ngjarje materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë