Gazeta Si – Një punonjës i policisë së patrullave “Shqiponja”, është sulmuar me thikë, teksa ka ndërhyrë për të neutralizuar një person që shfaqte shenja agresiviteti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Durrës këtë të enjte, pranë vendit të njohur si “Brryli”.
Mësohet se kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë mbi personin i cili po lëvizte në zonë me një thikë në dore.
Në momentin që efektivi i është afruar, ai e ka sulmuar duke e dëmtuar me thikë në duar, por pavarësisht kësaj ai ka mundur ta neutralizojë autorin duke e ndaluar.
Polici është dërguar në urgjencën e spitalit e Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori 38 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar 38-vjeçarin me iniciale F. C., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.