Bota

Tentativa për vrasje ndaj Trump, Biden: Shërbimi sekret të sigurojë ish-Presidentin

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë të presidentit Joe Biden pas të shtënave me armë zjarri në fushën e golfit të kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Biden është shprehur i lehtësuar që Trump është mirë dhe ka shpëtuar nga ky sulm pa u dëmtuar.

Ai gjithashtu njoftoi se ka urdhëruar ekipin e tij të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit Trump.

“Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë lloj dhune tjetër në vendin tonë. Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar që ish-presidenti të vazhdojë të jetë i sigurt”, është shprehur Biden.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë