Politike

Përplasje me policinë e molotov drejt Bashkisë së Tiranës. Protestuesit largohen edhe pse leja ishte deri në orën 20:00

Nga Gazeta Si- Qytetarët vprotestuan sot për 2 orë para bashkisë Tiranë duke kërkuar largimin e kryetarit Erion Veliaj pas arrestimit të ish-drejtorëve në kuadër të dosjes “5D”, edhe pse organizatorët thanë se leja ishte deri në orën 20:00.

Tensioni, përplasja me forcat e policisë si edhe molotovi drejt bashkisë nuk munguan edhe sot.

Adriana Kalaja deklaroi se protesta nuk do ndalet deri në arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Regjisori dhe aktori Edmond Budina, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Tiranës, ku ka bërë thirrje për aksion më të madh deri në mosbindje civile.

“Nuk ka opinion ambasadash që ta në pengojë, jemi ne që e vuajmë ne në kurriz. Unë mendoj se koha e fjalëve ka mbaruar, duhet aksion i madh, mosbindje civile. Mbyllje dyqanesh, ndalimi i makinave, mbyllja e rrugëve derisa këta të shporren. Kjo e drejtë e jona është qytetari", tha Budina i cili shton se nuk do të ndalojnë.

"Protesta jonë do të vazhdojë dhe të bëhet kombëtare. Duhet e gjithë Shqipëria të vijë këtu dhe ta rrëzojmë këtë më pas të shkojmë te Kryeministria. Të gjithë së bashku, këtu, derisa të fitojmë”, tha Budina.

Kjo ishte protesta e 4 në radhë para Bashkisë. Në protestën e para një jave pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. U arrestuan 4 persona të cilët më pas u lanë të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë