Lojëra me Dore

Tenistja Osaka bën historinë në US Open, Williams akuzon arbitrin

Finalja e US Open ka rezultuar në një spektakël të vërtetë. Përveç fitores së sportistes me origjinë aziatike Naomi Osaka kundër Serena Williams, në finale ka pasur një incident mes tenistes amerikane dhe gjyqtarit.

Me triumfin e saj në këtë Grand Slam, Naomi Osaka ka thyer njëherësh disa rekorde. Ajo u bë e para teniste japoneze që e fiton US Open dhe njëkohësisht e para që nga viti 2009 që debuton nën moshën 20 vjeç, pasi për herë të fundit një gjë të tillë e kishte bërë Caroline Wozniacki.

Osaka u tregua shumë e zonja, teksa theu shërbimet e amerikanes në setin e parë, duke triumfuar në shifrat 6-2.

Edhe në setin e dytë, që ishte disi më i luftuar, Osaka ia doli ta përballojë me sukses furinë e tenistes me eksperiencë Serena Williams, duke fituar 6-4.

Kjo ishte finalja e parë e madhe e tenistes aziatike, që përfundoi me një fitore dhe merr akoma më shumë vlera, pasi përballë kishte një ikonë të tenisit për femra si Serena Williams. 

Por përtej garës në fushë, kjo finale e US Open do të mbahet mend edhe për shpërthimin e Serena Williams me arbitrin. Ajo në filimin u penalizua nga arbitri Carlos Ramos për shkak të një komunikimi me trajnerin e saj. Më pas tenistja amerikane shpërtheu duke përplasur raketën e saj në fushë dhe për këtë gjë u penalizua me një pikë nga arbitri Ramos.

Tenistja amerikane pati një komunikim verbal shumë të rëndë me arbitrin duke e akuzuar atë se i kishte vjedhur një pikë dhe se ishte mashtrues. Kjo ngjarje ka shkaktuar një debat të madh në opinion sportiv amerikan, disa në mbështetje të Williams dhe disa të tjerë kundra saj.

Më poshtë video e momentit të përplasjes së Serena Williams me arbibtrin e ndeshjen Carlos Ramos në finalen e Us Open.

https://www.facebook.com/theguardian/videos/260255528153676/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë