Lojëra me Dore

Tenisi shtyn dy kompeticione të rëndësishme për në 2021-shin

Të tjerë turne të shtyrë në tenis. Kompeticione të rëndësishme në nivel ekipor janë shtyrë për në vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit. Kështu, finalet e “Kupës Devis”, e programuar për t’u zhvilluar në Madrid, do të zhvillohen në muajin nëntor të vitit 2021 po në kryeqytetin spanjoll.

Faza finale e “Fed Cup 2020” është konfirmuar për t’u zhvilluar në Budapest, në Hungari, por vitin e ardhshëm, më 13-18 prill 2021. Vitin e kaluar trofeu u fitua nga Franca, që mundi Australinë.

Qëllimi i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit ishte që shtynte për në fund të vitit turneun e femrave, por përveçse “Laszlo Papp Arena” nuk do të jetë i disponueshëm në muajt e fundit të vitit, aktualisht ka edhe pengesa të tjera logjistike dhe normative për të organizuar një aktivitet që zhvillohet në ambient të mbyllur. Nuk ka siguri për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë protagonistëve. Pjesa e mbetur e “Fed Cup”, e pezulluar në mars, do të zhvillohet në shkrut të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë