Lojëra me Dore

Tenis, stop turneut “Australian Open” deri në vitin 2022?

”Australian Open” po përgatitet për më të keqen. Në skenarët post-pandemi, turneu i parë “Slam” rrezikon të mos hap dyert për sportistët deri në vitin 2022. Ai që ka hedhur hije dyshimi për një nga turnetë më të rëndësishëm, me të cilin tenisi nis sezonin, është drejtori i “Australian Open”, Kreig Tilei.

Ai ka treguar të gjitha rrugët që mund të ndiqen për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke lënë të kuptohet se me kalimin e javëve edhe optimizmi sikur ka filluar të bjerë.

Novak Gjokoviç, fitues i "Australian Open". Gazeta Si, 25 prill 2020

"Të jemi të parët që do të fillojmë aktivitetin, është skenari që urojmë të gjithë, ai më i miri, - shpjegon drejtori Tilei për të përditshmen australiane “The Age”. – Një skenar tjetër është që të fillojmë pa praninë e publikut. Një mundësi tjetër është që ta zhvillojmë aktivitetin në një periudhë tjetër të vitit, kurse skenari i fundit dhe më i keqi është që të mos ketë “Australian Open” deri në vitin 2022. Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”.

Pasi shpërtheu pandemia e koronavirusit, janë shtyrë disa nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit, duke filluar me “Australian Open”, për të vazhduar me “Roland Garros” dhe “Wimbledon”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë