Lojra me Dore

Tenis/ Sofia Kenin fiton Australian Open dhe hyn në histori

Sofia Kenin fiton finalen e ‘’Australia Open’’, duke mposhtur spanjollen Garbine Muguruza. Një ndeshje emocionuese ku fillimisht setin e parë e ka fituar Muguruza (6-4), por Kenin arriti të fitojë dy setet e tjera 6-2 dhe 6-2. Në këtë mënyrë amerikania bëhet tenistja e parë që regjistron një finale ‘’ Grand Slam’’ dy sete  pa pësuar më shumë se dy game, duke thyer rekordin e Steffi Graff në edicionin e vitit 1988.

Ky është trofeu i parë për 21 vjeçaren, e cila ka lindur në Moskë. Ajo bëhet fituesja më e re e Australian Open, që prej Maria Sharapova-s në vitin 2008. Përpara këtij edicioni,  rezultati më i miri i saj ka qenë fitorja në raundi e katërt të French Open, ku në vitin 2019 mposhti Serena Williams.

Më Shumë