Lojëra me Dore

Tenis, numri 3 në botë mbron Djokovic: Gabuam, por ai nuk detyroi askënd

Në një intervistë për CNN, Dominik Thiem ka folur për Adria Tour, organizuar nga Novak Djokovic e në të cilin ai vetë mori pjesë. Një event bamirësie që krijoi një vatër koronavirus. “Besoj se janë të gjithë shumë të padrejtë me të – ka shpjeguar tenisti austriak – Organizoi turneun për një qëllim të mirë, nuk detyroi askënd të shkonte e aq më tepër të luante apo komunikonin me të tjerët. Në fund ishte një vendim i yni. Bëmë një gabim, e na vjen keq, por për fat tani janë të gjithë shumë mirë”.

Numri 3 në botë mbron kolegun serb e bën mea-culpa. “Ishte e pamundur të mbanim distancën kur fëmijët afroheshin tek ne, por edhe në këtë aspekt duhet ta pranojmë. Kemi gabuar”.

Pas një shfaqje të dyfishtë në Berlin, Thiem duartroket modelin gjerman e lajmëron pjesëmarrjen e tij në US Open. “Ajo në Gjermani ishte një eksperiencë impresionuese. Besoj se të gjithë duhet të inspirohen nga një turne i tillë për të ndërtuar pjesën e mbetur të vitit. Masat e kontrollit për parandalimin e infektimit ishin shumë efikase, qëndruam gjithnjë në Hotel dhe e pranoj se u ndjeva i mbrojtur – shtoi ai -. Kështu mund të luhet edhe me një numër spektatorësh e me kapës topash në fushë. Për më tepër nëse do të luhet në New York, jam i sigurtë se do jem. Tenisi duhet të adaptohet me këtë situatë ekstreme e të kthehet gradualisht në normalitet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë