Lojëra me Dore

Tenis, Marcelo Rios: ATP e ka mbuluar 4 herë dopingun e Agassit

Marcelo Rios sulmon ashpër André Agassin dhe ATP. Në një intervistë për La Tercera, kiliani, ish-numri 1 i botës ka lëshuar akuza të rënda: “Agassi është kapur pozitiv me doping për katër herë, por organet e ATP mbuluan gjithçka sepse përndryshe tenisi do të kishte një fund të keq”. Rios e amerikani ishin rivalë të mëdhenj në fund të viteve ’90 por akuzat përfshijnë gjithashtu edhe Pete Sampras: “Në kohën time në fund të vitit luhej Masters gjithnjë në beton e në fushë të shpejtë që të shpallej fitues. Vetëm unë e Bruguera u përpoqëm të kërkonim të luhej në sipërfaqe të ndryshme vit pas viti”.

Kileni, i operuar së fundmi në ije (“Kjo është ajo që të lë pas tenisi: shumë para, por një fizik m…”), propozoi të ndryshonte disa rregulla: “Nuk e kuptoj përse ka dy shërbime, një avantazh  i tepërt  për atë që është i gjatë 2 metra. Karlovic nuk do të tërhiqet kurrë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë