Lojëra me Dore

Tenis, Australian Open shtyhet për në shkurt 2021

Pas shumë javësh dyshimesh, diskutimesh dhe takimesh, qeveria australiane nuk ka hequr dorë nga karantina 2-javore që tenistët dhe stafet e tyre do të kryejnë pasi ata të zbarkojnë në Melbourne si pasojë e pandemisë Covid 19. Në këtë mënyrë është vendosur që Grand Slam i Australian Open të nisë më 8 shkurt 2021, 3 javë më vonë se data 18 janar e parashikuar për zhvillimin e turneut të parë të madh të vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmojnë mediat australiane, që i referohen një letre që drejtori i turneut Craig Tiley u ka nisur tenistëve.

Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të qeverise Australiane, e cila i ka kërkuar organizatorëve të shtynin eventin në një datë tjetër, në një periudhë në të cilën, me shpresë, numrat do të jenë më shumë nën kontroll. Gjithçka, natyrisht, është e lidhur kryesisht me të ardhurat ekonomike përkatëse të cilat, pa pjesëmarrjen publike të edicioneve të kaluara, mund të pësojnë një tkurrje të qartë për sportistët dhe organizatorët.

Gjithsesi, tenistët do të gëzojnë një privilegj, për t’u stërvitur një ose dy herë në ditë në ambiente të veçanta. Ndërsa java e parë e shkurtit do të shërbejë për tenistët që të marrin pjesë në një turne të “vogël”, për të testuar veten para Australian Open. Gjithnjë, nëse ata mbërrijnë para datës 15 shkurt në Melbourne dhe zhvillojnë dy javë karantinë, ku do të kryejnë edhe tamponët dhe respektojnë masat anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë