Lojëra me Dore

Tenis, anulohen të gjithë turnetë e vitit 2020 në Kinë

ATP (Shoqata e Tenisit Profesionist) për meshkuj dhe WTA (Shoqata e Tenisit Profesionist) për femra kanë anuluar të gjithë turnetë e parashikuar në kalendar për t’u zhvilluar në Kinë gjatë vitit 2020. Gjithçka vjen pas vendimit të administratës së përgjithshme kineze të sportit për të mos organizuar asnjë event sportiv ndërkombëtar gjatë 2020-ës për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kryetari i ËTA-së, Stiv Sajmon, është shprehur i zhgënjyer për anulimin e aktiviteteve. “Nuk na pëlqen ky vendim, por duhet ta respektojmë. Mezi presim të kthehemi në Kinë sa më parë të jetë e mundur sezonin e ardhshëm”, - tha ai. Mes 7 eventeve të anuluar është “Wuhan Open”, i programuar për në tetor, një aktivitet që duhej të zhvillohej në qendrën e epidemisë, aty ku Koronavirusi shpërtheu. Kurse mes aktiviteteve të meshkujve të anuluar janë edhe prestigjiozët “Shanghai Masters” dhe “China Open”.

“Qëndrimi ynë gjatë pandemisë është që gjithmonë të ndjekim udhëzimet lokale gjatë organizimit të eventeve. Respektojmë vendimin e qeverisë kineze që kërkon të bëjë atë që është e mirë për vendin”, - ka thënë Andrea Gaudenci, presidenti i ATP-së. Sezoni i tenisit është ndërprerë që në mes të marsit nga pandemia që përfshiu gjithë botën. ATP-ja anuloi turneun e Uashingtonit, që duhej të hapte kalendarin muajin e ardhshëm.

Organizatorët e “US Open” kanë insistuar se nuk do të ketë asnjë impakt për “Grande Slam”-in me dyer të mbyllura, i parashikuar për në fund të gushtit. “Cincinnati Open” dhe “US Open” duhej të zhvilloheshin në Nju Jork, duke nisur nga 20 gushti, edhe pse figura të rëndësishme të tenisit kanë dyshime. ËTA-ja rinis nga Italia, me turneun e Palermos më 3 gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë