SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për të 10 të pandehurit që akuzohen për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Ps kërkesës së SPAK, në pretencën e dhënë këtë të premte, të pandehurit përfitojnë gjykim të shkurtuar nëse shpallen fajtor dhe parashikohet të dënohen 1 vit burg.
Për Aurora Mullajn, SPAK ka kërkuar konvertim të dënimit në shërbim prove.
Tenderi i unformave është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi.
10 zyrtarët akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim të detyrës.
Mes të arrestuarve është dhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari
1-Edlira Naqellari
2-Flutura Cerkezi
3-Ani Omuri
4-Klevis Hasani
5-Kreshnik Bejkaj
6-Fatmir Demneri
7-Mariglen Buzali
8-Gezim Mingaj
9-Anisa Bogdani
10-Aurora Mulla
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.