Arredim

Tendencat e vitit 2022 për një shtëpi të këndshme

Nga materialet natyrale te nuancat jeshile. Më poshtë po ju sjellim disa nga udhëzimet për të arreduar shtëpinë në vitin që sapo ka filluar.

Shumë bimë: një “must have”, gjelbërimi i brendshëm po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në shtëpinë tonë. Një mushkëri e vogël e oksigjenit është një ndihmë e madhe për të krijuar një mjedis të qetë që të jep ndjesi pozitive dhe gjithashtu lumturi. Bimë të mëdha dhe të vogla, shumëvjeçare ose tropikale, të varura ose me lule, për t’u vendosur kudo, nga hyrja në dhomën e ndenjes, nga banja në dhomën e gjumit dhe veçanërisht pranë tavolinës: për të punuar ose për një studim efektiv, një pikë e vogël e gjelbër do të bëhet “shoku i klasës” më i mirë për të hequr ankthin dhe stresin dhe për të nxitur përqendrimin.

Materiale natyrale: pambuk, lino, copëza druri që të kujtojnë natyrën dhe një kontekst më pak të zhurmshëm, shumë intim dhe mikpritës në të njëjtën kohë.   

Dhomës së ndenjes i pëlqejnë pëlhurat nga kremi në ngjyrë bezhë e deri tek e hirta, në dhomën e gjumit po edhe tek nuancat e shumta të grisë për t’u kombinuar me të bardhën dhe ngjyrë lajthie për të garantuar qetësi dhe pushim.

Për të kompletuar mobilimin, aksesorët në fibra natyrale janë perfektë, tashmë ideale për ambiente të brendshme.

Gjithmonë për të kujtuar qetësinë, por me energji dhe pozitivitet, vjen edhe ngjyra e verdhë.

Artizanati dhe të bëra vetë: lufta kundër mbetjeve dhe respekti për mjedisin kalon edhe përmes përmirësimit të objekteve që shprehin traditat dhe njohuritë e lashta dhe që sot më shumë se kurrë marrin rëndësi, duke na rikthyer në vlerat e veçantisë dhe vërtetësisë që rregullojnë edhe zgjedhjet e mobilieve. Materialet e ricikluara janë gjithashtu perfekte, nga pëlhurat tek paletat të cilat, të përshtatura siç duhet, dinë të nxisin kreativitetin dhe na garantojnë shumë komoditet dhe rehati edhe me buxhete shumë minimale.

Second hand: jo vetëm në modë, por edhe në arredimin e shtëpisë, pjesët dhe mobiliet e kohëve të shkuara, madje edhe ato të fundit, bëhen protagoniste në shtëpitë tona. Po, pra, karrigeve të gjyshes, edhe nëse nuk përputhen, mund t’i përshtasim dhe t’i lyejmë; mirë se vini në llambadarët e vjetër me pikat që dukeshin kaq të kota dhe që sot triumfojnë në shtëpi elegante dhe të rafinuara; kolltuqe perfekte të viteve ‘50 me linja futuriste, asnjëherë kaq aktuale sa tani. Po edhe për mbulesat tradicionale, pavarësisht nëse janë konsumuar me kalimin e kohës, dhe për objektet që dikur konsideroheshin të padobishme dhe përkundrazi tani duken kaq tepër të bukura sa meritojnë një vend nderi në shtëpinë tonë.

Tapiceritë: nëse mikpritja është kryefjala, shtëpia e vitit 2022 nuk mund të heqë dorë nga përcaktimi elegant dhe i rehatshëm i hapësirave që ju lejon të punoni dhe të jetoni kohën tuaj në qetësi sa më shumë që të jetë e mundur.

Qilimat janë një zgjedhje e duhur për shtëpinë: perfekte për kohën e lirë, të shkëlqyera për ushtrime fizike, por edhe për të nxitur përqendrimin nëse duhet të punojmë në shtëpi. Ndër kthimet e mëdha, është ai i perdeve dhe letrave-dizenjove në mur që rishfaqen me forcë: dizenjot gjeometrike, me referenca ndaj natyrës, janë të domosdoshme për shtëpitë e të varurve nga dizajni më i vëmendshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë