Arredim

Tendencat e dekorimit të shtëpisë në vitin 2022, sipas stilistëve

Jemi një muaj larg vitit 2022 dhe me të vijnë edhe trende të reja arredimi shtëpie. Dizejnues të ndryshëm tregojnë cilat do të jenë  trendet e vitit 2022 për arredimin e shtëpisë.

Mobiljet neutrale do të marrin një kthesë moderne në vitin 2022.

Alessandra Wood, dizejnuese thotë se njerëzit po heqin dorë nga divanet e bardhë apo krem për divanët me ngjyra neutrale por më të ndezura pasi sipas tyre, këto ngjyra janë më komode për të jetuar tashmë që të gjithë po kalojnë më shumë kohë në shtëpi.

“Shumë njerëz do të kthehen tek ngjyrat për të ngrohur shtëpitë e tyre në vitin e ri”, tha Wood.

"Kam pasur kaq shumë kërkesa për ngjyra në propozimet e klientëve të mi për vitin 2022", tha dizajnuesja Maggie Griffin.

Ajo parashikon që njerëzit do të përqafojnë "ngjyra të ndritshme, të lumtura, si për shembull, një ngjyrë e gjelbër, e verdhë e ‘gëzuar’ ose portokalli e ndezur" për të ndriçuar dhomat e tyre.

Edhe dizajnuesja Caron Woolsey, po parashikon gjithashtu se njerëzit do të përqafojnë ngjyrat.

“Xhami me ngjyra dhe pllakat me formë të pazakontë, të tilla si pesëkëndësh dhe trekëndësh, do të jenë të njohura në vitin 2022”, tha ajo.

Mobiljet antike do të jenë trendi i vitit

Wood pret që antiket të zëvendësojnë mobiljet moderne në vitin e ardhshëm.

“Gjatë viteve të fundit, kam thënë se ne po shohim një ringjallje të antikave. Në vitin 2022, mendoj se do të shohim që antiket të fillojnë të zënë vend në shtëpitë e njerëzve".

Ekspertët parashikojnë se boja gri do të jetë e njohur në vitin 2022.

“Boja gri me nuanca të buta, kafe është në rritje për vitin 2022”, tha Wood.

“Kjo do të duket krejtësisht ndryshe nga trendi i bojërave kafe dhe bezhë të viteve ’90 dhe do të jetë më i pasur dhe më tokësor, me një atmosferë të sofistikuar”, tha ajo.

"Gritë e ngrohta shtojnë prekjen e përsosur të ndjenjave komode dhe të qeta, të cilat ne e dimë nga Raporti i fundit i Mirëqenies së Brendshme se janë dy nga ndjenjat kryesore që njerëzit duan në shtëpitë e tyre”, tha Griffin.

Wood tha se grija funksionon mirë edhe me mobiljet antike që po bëhen më të njohura.

Zyrat e ngritura në shtëpi nuk do të largohen shpejt

“Zyrat në shtëpi do të jenë ende një prioritet në vitin 2022 pasi shumë njerëz po vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, një trend që është këtu për të qëndruar”, tha Morse.

"Ti bësh ato të bukura por funksionale është thelbësore", shtoi Morse për zyrat e shtëpisë.

Njerëzit do të fillojnë të përziejnë minimalizmin me stile të tjera dekorimi në hapësirat e tyre në vitin 2022.

Në vend që t'i përmbahen një estetike totalisht minimaliste, tha Wood, njerëzit do ta përziejnë stilin me elementë më dinamikë.

“Minimalizmi po zbehet këto ditë në favor të pjesëve që janë minimale, por dinamike”, tha ajo.

"Ky stil mobiljesh do të vazhdojë të lejojë që hapësira të jetë pa rrëmujë, pa u ndjerë si një stacion hapësinor".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë