Mode

Tendenca e vjeshtës, sharmi i trëndafilit

Joshëse dhe misterioze, stilistët kanë projektuar lulet për pasarelat e vjeshtës. Lulet që në krye të herës kanë dhënë idenë e romanticizmit dhe përsosmërisë dhe gjithmonë kanë qenë muza e frymëzimit për poetët dhe shkrimtarët.
“Një trëndafil është një trëndafil”, do të shkruante shkrimtari Gertrude Stein, me idenë që rrëmben thelbin e hijeshisë dhe fuqisë evokuese të egërsisë së natyrës. Stilistët kanë menduar të shfaqin lulet dhe trëndafilat në sezonin që po afron, duke e vënë atë në printime, aplikacione dhe duke e shumëfishuar pafundësisht. Kjo pasi sharmi i trëndafilit do të jetë shumë prezent në modën e vjeshtës së vitit 2019.
“Do të kthehet një dimër tjetër, do të bien një mijë petale trëndafilash”, do të këndonte në vitet ’60 këngëtari Bruno Martinom, duke vënë në pah fuqinë e një trëndafili.
Gazeta Si po ju sjell disa modele që do t’ju inspirojnë për sezonin që po vjen…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë