Gazeta Si - Në Gjykatën e Tiranës masa e sigurisë mbeti njejte për 61 personat e tjerë të arrestuar nga operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”.
Për ta, më herët ishte caktuar burg në mungesë për 58 persona dhe për 3 të tjerë masë më e butë sigurie.
Bëhet fjalë për 2 gra dhe një të moshuar. Për dy gratë, u caktua "arrest shtëpie" dhe detyrim paraqitje, si dhe për 71-vjeçarin "arrest shtëpie".
Ndërkohë edhe Gjykata e Vlorës i la në burg 10 të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni, po ashtu të njëjtë masa për 10 persona dha edhe Gjykata e Korçës.
Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.
Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.
Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.
Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.
Policia njoftoi gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.