Sot kemi një rënie me rreth 2 gradë të temperaturave, rënie që do të vijojë edhe gjatë mesditës.
Ka shënuar 2 gradë më pakë termometri minimal sot në rang territori.
Po ashtu edhe mesdita me 2-3 gradë më pak. Do të kemi nga -5 deri në jo më shumë se 13 gradë celcius, megjithëse do të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar. Vetëm në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvillim të vranësirave të karakterit lokal, kryesisht në jug-lindje, ku do të ketë momente të shkurtra me flokë dëbore.
Ndërkohë, nuk priten reshje shiu. Era do të jetë mesatare me drejtim lindor dhe veri-lindor me shpejtësi herë pas here të fortë kryesisht në brigjet detare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.