Nga Gazeta ‘Si’- Territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim gradual të intensitetin të reshjeve në të gjithë territorin e vendit, por do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë nga tenperaturat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.