Moti

Temperaturat ulen deri në -2 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore ndërsa në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë