Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.
Pas mesditës, pritet që vranësirat të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit, por nuk priten reshje në territor. Gjatë natës, vranësirat mbeten prezente po ashtu edhe lagështira e lartë në ajër do të rritet.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




