Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira paradite, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin ku reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.
Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet dobësim i sistemit të vranësirave dhe shirave duke sjellë intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat Lindore të cilat mbeten me vranësira dhe shira të dobët.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.