Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë është dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër kanë sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qendrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.
Gjatë natës do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.