Moti

Temperaturat shkojnë deri në 26 gradë, pas të mërkurës fillon rënia e vlerave

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës dhe deri ditën e mërkurë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.

Pas të mërkurës do të kemi rënie të lehtë të temperaturave por mbeten sërisht të larta. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë