Territori shqiptar do mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore; më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites.
Ky stabilitet i amtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimalet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.