Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri nga Afrika ku priten temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë.
E Enjte data 21 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/33°C
Zona e ulët 16/38°C
Zona bregdetare 20/36°C
E Premte data 22 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/35°C
Zona e ulët 17/40°C
Zona bregdetare 20/36°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




