Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë sërish ulje të temperaturave në territorin shqiptar.
Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente në 75% të territorit ku herë pas here priten kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore-juglindore.
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.