Moti

Temperaturat në rënie, largohet i nxehti Afrikan

Fluksi i masave ajrore të paqëndrueshme nga Atlantiku po ndikon Mesdheun duke sjellë paqëndrueshmëri të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë kësaj jave.

Ditën e sotme (e mërkurë) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në veri dhe zonën qëndrore pasdite.  Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      16/29°C

Zona e ulët         15/34°C

Zona bregdetare  20/33°C

Kosova, e Mërkurë data 10 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe  reshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -32°C .

E Enjte data 11 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare  dhe reshje shiu në lindje dhe zonave pvrreth tyre pasdite.  Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      15/28°C

Zona e ulët         15/33°C

Zona bregdetare  20/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë