Moti

Temperaturat maksimale në 21 gradë Celsius por në fundjavë rikthehen reshjet

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit, por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore-veriperëndimore.

Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura në zonat malore, duke rrezikuar momente me pika shiu në ekstremin Verior të vendit.

Temperaturat e ajrit do të jetë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët në zonat malore deri në 21°C temperatura maksimale përgjatë vijës bregdetare.

Përsa i përket parametrit të Erës; do të rritet intensiteti i saj ku shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 60 km/h nga drejtimi permanent jugor; ndërkohë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.

Ndërkohë nfundjavë do të rikthehen reshjet e shiut dhe erërat e forta.

Era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje dhe jug -jugperëndim me shpejtësi deri 35- 45m/s dhe deti do të ketë një forcë prej 8-10 ballë, duke shënuar dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë