Ngjarje

Temperaturat e larta shtojnë rrezikun e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve

Temperaturat e larta që edhe sot kanë arritur në Tiranë e disa qytete të tjera në 40 gradë, kanë rritur edhe rrezikun e zjarreve.

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes si dhe të telefojnë në shërbimin zjarrfikës menjëherë në rast zjarri.

“Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t'u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë. Bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit. Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. Bashkë, për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve. Telefononi menjëherë 128, Shërbimin e Zjarrfikëses, në çdo kohë e për çdo rast emergjence.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë