Do të ketë një tërheqje të kësaj vale të nxehti si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri-verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




