Nga Gazeta ‘Si’-Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.
Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




