Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.
Ndërsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.