Moti

Temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

Nga Gazeta ‘Si’– Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më të larta do të shënohen në ultësirën perëndimor.

Përsa i përket motit; kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër territor ku në skajin Verilindor do të rrezikojnë rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërish dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë