Moti

Temperaturat arrijnë deri në 23°C

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dendura do të mbeten në gjysmën Lindore. Parashikohet pas mesditës dhe në vijim vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira në një pjesë të mirë të territorit. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë