Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territori Shqiptar do të kushtëzohet nga moti i paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore.
Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.