Moti

Temperatura të ulëta por pa reshje, fundjava sjell diell

Që në orët e para të paradites vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

E njëjta situatë do të paraqitet edhe gjatë fundjavës, ku paraditet pritet të jenë në mbizotërimin e diellit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi vranësira të lehta dhe kalimtare.

Vranësirat do të jenë më se shumti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, por nuk priten reshje. Temperaturat, mëngjeset vijojnë pak të ftohta. Në Bulqizë, dhe Peshkopi arrijnë në -3 gradë dhe maksimalja 13-14 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë