Moti

Temperatura të larta në perëndim dhe reshje shiu në veri

Europa Juglindore vijon të ndikohet nga anticikloni afrikan, duke mbajtur temperatura të larta në vendin tonë në fillimin e javës.
E Hënë 04 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje lokale në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/34°C
Zona e ulët 18/37°C
Zona bregdetare 22/35°C

Kosova, e Hënë data 04 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -35°C .
E Martë 05 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi pasdite në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë Të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/34°C
Zona e ulët 19/38°C
Zona bregdetare 21/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë