Moti

Temperatura të larta edhe të martën, i nxehti saharian deri në 12 gusht

Vendi ynë po edhe Gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e rrymave të nxehta sahariane. Gjatë ditës së martë është parashikuar se moti do të jetë me diell dhe kthjellime dhe vranësira të pakta në zonën veri-perëndimore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit:

-Në zonat malore  19-38 gradë celsius.

-Në zonat e ulëta 20-40 gradë celsius.

-Në zona bregdetare 24-37 gradë celsius.

Të dhënat meteorologjike tregojnë se era do të jetë  me drejtim Veri-Perëndim. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Sipas IGJEUM parashikohet se vendi ynë do të jetë nën valën e të nxehtit saharian deri në datën 12 gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë