Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24-orëshin ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të dominohen zonat malore verilindore-juglindore.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e vona të mbrëmjes; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi perëndimor për pasojë brigjet detare do të jenë pa dallgë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



