Moti

Temperatura në rritje, vranësira në verilindje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës, duke mbajtur temperatura normale gjatë fundjavës në vendin tonë. 

E Shtunë 25 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu me stuhi në verilindje lokale.  Era do të jetë drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/31°C
Zona e ulët          16/35°C
Zona bregdetare  20/32°C

Kosova, e Shtunë data 25 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -32°C .

E Diel 26 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare  në verilindje.  Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/32°C
Zona e ulët          18/36°C
Zona bregdetare  21/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë