Nga Gazeta ‘Si’-Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të jenë gjatë mbrëmjes dhe natën vonë kryesisht në zonat Veriperëndimore.
Ndërsa në zonat Jugore dhe Juglindore do të ketë më pak vranësira.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




