Gazeta Si – Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 35 gradë celsius
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare – kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë, në relievet malore në jug dhe kryesisht juglindje, priten reshje shiu të dobëta e afatshkurtra.
Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 34°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 10 m/s, me drejtim verilindje – veriperëndim. Në lugina dhe zonat bregdetare, hera-herës era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Va;ëzimi i detit do të shënohet 2 deri në 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.